News and Activities - Archive

23-04-2020

Moduli - “Kodi i Procedurës Penale”- Provat në Procedurën Penale

Më 23 dhe 24 prill 2020, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, po zhvillohen dy (2) sesione trajnues nga nën moduli: “Provat në Procedurën Penale”, me trajnues z. Agim Maliqi – gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Temat e trajtuara gjatë këtyre sesioneve do të jenë: Provat e nevojshme për konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale, provat që kërkohen për konfiskimin e pasurisë së përdorur, në kryerjen e veprës penale, provat e papranueshme, identifikimi dhe zbulimi i provave të papranueshme dhe procedura për shpalljen e provave të papranueshme          

Metodologjia e trajnimit: Gjatë trajnimit të sotëm i cili po zhvillohet në formë virtuale, gjyqtarët e sapoemëruar kishin mundësin e bashkëbisedimit dhe parashtruan pyetje rreth temave të cilat po trajtohen duke e ilustruar edhe me rast praktik.

Pjesëmarrës në trajnim janë 37 gjyqtarë të sapoemëruar të gjeneratës së  VII  2019-2020, ku shtatë prej tyre janë të komunitetit serbë.

Share :