Me 29.04.2013 Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës shqyrtoi raportin financiar të Institutit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2012. Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës prezantoi një përmbledhje të shkurtër në lidhje me aktivitetet e zhvilluara, buxhetin e IGJK-së dhe shpenzimet e krijuara në këtë vit. Pas prezantimit të raportit financiar si dhe pas pyetjeve dhe sqarimeve të bëra nga anëtarët e komisionit raporti u përkrah dhe u aprovua për miratim në Kuvend.
29-04-2013