News and Activities - Archive

14-10-2020

Shkrimi dhe arsyetimi ligjor(staf administrativ)

Më 14 Tetor 2020, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor(staf administrativ)”.

Trajnues të angazhuar në ketë trajnim janë: z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën e Supreme dhe z. Bashkim Hyseni kryetar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesёmarrёsit të synojnë ngritjen e kapaciteteve profesionale për shkrim dhe arsyetimin ligjor, të njihen me standardet bashkëkohore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor.

Metodologjia e trajnimit është bazuar në diskutime interaktive duke shtjelluar edhe raste të ndryshme nga praktika gjyqësore.

Përfitues në këtë trajnim janë Zyrtarë për bashkëpunim profesional nga gjykatat e të gjitha regjioneve si dhe Zyrtar Ligjor nga gjykatat dhe Zyra e kryeprokurorit të Shtetit.

Share :