Më 22 shkurt 2021, filloj zyrtarisht trajnimi fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë, ku i pranishëm ishte z. Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme, njeherit Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë si dhe Drejtori Ekzekutiv z. Enver Fejzullahu, të cilët edhe një here ju adresuan gjyqtarëve lidhur me rendësin e trajnimit fillestar dhe mundësitë e tyre të avancimit të njohurive gjatë këtij programi.
Me dt. 22 dhe 23 shkurt, realizohen katër sesione trajnuese, trajnimi teorik fillojë me kompetencën interdisplinare apo shkathtësitë e buta. Nën modulet të cilat do të trajtohen janë etika profesionale dhe rregullat e komunikimit dhe gjyqtarët e sapo emëruar do të kenë rastin të zgjerojnë njohurit lidhur me parimet themelore të etikës, dhe i gjithë trajnim shoqërohet përmes rasteve praktike, si dhe rregullat e brendshme të komunikimit dhe llojet e komunikimeve.
Për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia, trajnim do të realizohet për këtë gjeneratë i ndarë në dy grupe, njëri grup do të jetë prezent në Akademi ndërsa grupi tjetër në formë virtuale do te ndjek trajnimin në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 23 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komuniteti serb.
22-02-2021