News and Activities - Archive

11-03-2021

Punëtoria për Menaxhimin e Rasteve në Ferizaj

Me 11 mars 2021, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të Ambasadës Britanike, përkatësisht projektit AXIOM International është duke mbajtur punëtorinë me temë:  “Menaxhimi i Rasteve”.

Qëllimi i kësaj punëtorie është menaxhimi më i mirë i rasteve përmes bashkërendimit mirë të veprimeve të gjyqtarëve si dhe stafit mbështetës të gjykatave duke përfshirë edhe përdorimin e platformës së SMIL-it.

Çështjet që janë duke u trajtuar në kuadër të kësaj punëtorie janë: menaxhimi i rasteve dhe mënyrat e ndryshme të menaxhimit, SMIL-i si mjet për të ndihmuar menaxhimin e rasteve, diskrecioni i gjykatës për menaxhimin e rasteve si dhe përvoja e gjyqtares Violeta Husaj Rugova në këtë fushë.

Përfitues të kësaj punëtorie janë gjyqtarët dhe administratorët nga regjioni i Ferizajit si dhe pjestarë nga stafi i Akademisë së Drejtësisë.

Share :