Më 07-08 prill 2021 Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin e JUFREX - Përforcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e medias në Evropën Juglindore, është duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Trajnim tematik për qasje në dokumente publike dhe të drejtën për të ditur”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Flutura Kusari, Eksperte e Këshillit të Evropës, znj Habibe Salihu, prokurore në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – Lirin e shprehjes, si formë më e rëndësishme e shprehjes së angazhimit të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës për vlerat e demokracisë, paqes dhe drejtësisë dhe nëpërmjet tyre, për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtar nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, Gjykata e Apelit, gjyqtar nga Gjykatat Themelore, prokuror nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuror nga Prokuroritë Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.
07-04-2021