News and Activities - Archive

12-04-2021

Nën moduli - Procedura Kontestimore - pjesa e parë, sesioni i dhjetë - tema “ Mjetet e jashtëzakonshme të goditjes ”

Më 12 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë” me trajnues  z. Fejzullah Rexhepi gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: Procedura sipas revizionit, shkaqet për paraqitjen e revizionit, vendosja sipas revizionit në Gjykatën Supreme të Kosovës, shkaqet për paraqitjen e propozimit për përsëritje të procedurës, kompetenca për paraqitjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë dhe afati për ngritjen e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe me anë të bashkëbisedimit.

Trajnimi po realizohet online përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :