News and Activities - Archive

20-04-2021

Nën moduli – “E drejta familjare”, sesioni i pestë - tema “ Marrëdhëniet pasurore në mes të bashkëshortëve”

Më 20 prill 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: kuptimi i marrëdhënieve pasurore në mes të bashkëshortëve, regjimi pasuror i bashkëshortëve dhe pjesëtimi i pasurisë së përbashkët.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike si dhe janë duke u zhvilluar ushtrime dhe duke u trajtuar shembuj nga lëmia përkatëse.

Pas vendimit për lirimin të masave trajnimi po realizohet në mënyrë fizike në Akademi duke i respektuar protokollin dhe vendimin rreth masave preventive si dhe online por ekziston edhe mundësia edhe përmes platformës “ZOOM”. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :