News and Activities - Archive

03-07-2013

Përmirësimi i cilësisë të hetimeve të korrupsionit – të ndër-agjencive financiare dhe ndërkombëtare

Më 1, 2 dhe 3 korrik 2013, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, ka mbajtur trajnimin me temën e lartpërmendur. 
Qëllimi i trajnimit ishte përmirësimi i cilësisë dhe efektshmërisë së hetimeve financiare të lidhura me çështjet e korrupsionit si dhe forcimi i qasjes bashkëpunuese për hetimet ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit brenda Kosovës dhe në nivel ndërkombëtar.
Përmes qasjes bashkëkohore të mësimdhënies për të rritur dhe përdorimit të teknikave inter-aktive të trajnimit nga ana e trajnuesve ndërkombëtare u trajtuan analizat strategjike, vendosja e prioriteteve dhe objektivat - rezultatet në menaxhimin e informacionit dhe inteligjencës së zbulimit. Në fokus të trajnimit ishte edhe menaxhimi i përformancës organizative dhe shkëmbimi i përvojave në mes zyrtarëve të institucioneve vendore dhe atyre në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu u diskutua për tejkalimin e pengesave dhe u analizuan mundësitë për ngritjen e efektshmërisë së punës ndërmjet agjencive. 
Një rëndësi e veçantë, në këtë trajnim, iu kushtua hetimeve financiare. Pjesëmarrësit përmes rasteve hipotetike patën mundësinë që të analizojnë metodat aktuale të hetimit financiar në Kosovë dhe diskutojnë për mundësinë e përmirësimit dhe avancimit të praktikave të tilla.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët nga gjykatat themelore dhe prokurorët nga prokuroritë themelore, zyrtarë doganierë, të policisë së Kosovës dhe të Agjencionit të Anti-korrupcionit.

Share :