News and Activities - Archive

22-06-2021

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet e Krimit Kibernetik

Më 22-24 Qershor 2021, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga Këshilli i Evropës, iPROCEEDS (projekti për identifikimin e përfitimeve nga krimet në Internet në Evropën Juglindore dhe Turqi), janë duke e realizuar trajnimi virtual përmes platformës Zoom me temë “Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet e Krimit Kibernetik”.

Ekspert të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Frank POWER, Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë; z. Virgil SPIRIDON, Shef i Operacioneve, Zyra e Programit të Krimit Kibernetik të Këshillit të Evropës dhe z. Alexandru CRISTEA, Menaxher i Projektit, Zyra e Programit të Krimit Kibernetik të Këshillit të Evropës.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e Krimit Kibernetik, hetimit dhe procedurat e krimit kibernetik dhe provat elektronike dhe hetimet financiare përkatëse dhe masat kundër pastrimit të parave me fokus në mbrojtjen e të dhënave dhe masat mbrojtëse të sundimit të ligjit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime

Përfitues të këtij trajnimi janë: Akademia e Drejtësisë, zyrtar nga Policia e Kosovës si dhe Institucionet tjera për sundimin e Ligjit nga Shtete të ndryshme.

Share :