News and Activities - Archive

29-09-2021

Nën moduli – Kodi Penal-Pjesa e veçantë, sesioni i tetë- “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” sesioni i tetë

Më 29 shtator 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi Penal -pjesa e veçantë ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar: lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin, dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme, ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinere, keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve, dhe shkretërimi dhe vjedhja e pyjeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike, dhe metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, të ndarë në dy grupe, njëri grup është duke e ndjekur trajnimin në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë dhe grupi tjetër online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :