News and Activities - Archive

26-11-2021

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur – “Shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penale të kryera si të mitur” sesioni i dytë

Më 26 nëntor  2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me trajnues znj. Nesrin Lushta, gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Gjatë realizimit të sesionit po trajtohen efekti i dënimit në masën edukuese, masat e diversitetit dhe ndërmjetësimi, shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për veprat penale të kryera si të mitur, shqiptimi i masave dhe dënimeve madhorëve për vepra penale të kryera si të mitur, efekti i dënimit në masën edukative dhe masat e diversitetit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën e bashkëbisedimit. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar kështu të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19.Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Share :