News and Activities - Archive

30-11-2021

Avancim mbi të drejtat e personave LGBTI në Kosovë

Më 30 Nëntor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me CEL - Qendra për Barazi dhe Liri për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë, përmes platformës ZOOM janë duke realizuar trajnimin me temë "Avancim mbi të drejtat e personave LGBTI në Kosovë".

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është znj. Njomza Haxhibeqiri – Juriste.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në luftimin e krimit të urrejtjes, konsiderimin e hershëm të ndikimit të krimeve të urrejtjes tek personat LGBTI dhe fokusimi në kontekstit më të gjerë të diskriminimit dhe paragjykimeve që personat LGBTI përjetojnë në Kosovë.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë prokurorë nga Prokuroritë Themelore si dhe zyrtarë Policor.

 

Share :