News and Activities - Archive

13-04-2022

Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës penale

Më 13 Prill 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor  temë “Pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e së drejtës penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Shpëtim Peci, prokurorë në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e përgjithshme të zbatimin e Ligjit më të favorshëm, shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë, veprat penale kundër jetës dhe trupit si dhe veprat penale kundër integritetit seksual.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor nga gjitha gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës.

Share :