News and Activities - Archive

05-05-2022

Praktika gjyqësore në kontestet e punës

Më 05 maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ në  kuadër të Aktiviteteve tjera është duke u realizuar trajnimin me temën “Praktika gjyqësore në kontestet e punës”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Lumni Sallauka dhe z. Valon Totaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është zgjerimi i njohurive  nga fusha e zbatimit të Ligjit të Punës, llojet e kontratave të punës sipas Ligjit të Punës, shkaqet e shkëputjes se marrëdhënies se punës sipas Ligjit te Punës si dhe Procedurat para ndërprerjes së kontratës së punës nga ana e punëdhënësit

Po ashtu gjatë trajnimit po diskutohet edhe lidhur me mbrojtjen e të drejtave për të punësuarit brenda organeve të punëdhënësit dhe mbrojtjen e të punësuarit në Gjykatë dhe Vendimet e gjykatës në rastet kur konstatohet paligjshmëria e ndërprerjes së kontratës së punës.

Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.

Përfitues në këtë trajnim ishin 16 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Share :