News and Activities - Archive

03-02-2012

TOT Tryezë pune –Trajnimi i Trajnuesve Zhvillimi i Shkathtësive Trajnuese dhe Mënyra e Zbatimit të Trajnimeve në vitin 2012 IGJK

 

Më 3 - 4 dhe 10 e 11 Shkurt 2012, IGJK organizoi dy tryeza pune dy ditore për trajnues të tij. Temë trajtimi në këto tryeza ishin “Zhvillimi i Shkathtësive Trajnuese, Doracaku për Trajnuesit e IGJK-së dhe Realizimi i Programit të Punës për vitin 2012”. 

Qëllimi i kësaj tryeze ishte Prezantimi i Doracakut për trajnues të cilin IGJK e ka hartuar për realizimin e programeve të ndryshme për arsimim ligjorë, rifreskimi i njohurive të trajnuesve mbi teknikat interaktive të trajnimit, si dhe përgatitja për realizimin e përmbajtjes së Programit të Punës së IGJK gjatë vitit 2012.

Objektivat e këtyre tryezave ishin që trajnuesit të:
•  Kuptojnë përmbajtjen e Doracakut për trajnues;
•  Identifikojnë  teknikat  interaktive të mësimdhënies;
•  Zhvillojnë dhe zbatojnë  përmbajtjen e Programit të Punës së IGJK për vitin 2012;

Në kuadër të këtyre tryezave përveç bartjes së njohurive lidhur me avancimin e metodave të mësimit, trajnuesit janë pajisur me Doracakun për trajnues i cili ka për qëllim mbështetjen e tyre për realizimin sa më efikas të programeve në PVAL dhe PTA.

Ky doracak gjithashtu përmban udhëzime të përgjithshme për trajnues, shpjegon praktikat e punës së trajnuesit si dhe unifikon procedurat e angazhimit dhe vlerësimit të trajnuesve vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë këtyre tryezave trajnuesit kanë hartuar të gjitha agjendat dhe strukturën e moduleve për trajnimet e parapara në programet trajnuese të PVAL, PTA dhe PFAL për vitin 2012. Përfitues të këtyre tryezave ishin trajnuesit e IGJK-së.

 

 

 

Share :