News and Activities - Archive

30-10-2012

TAKIM REGJIONAL

Me 29 dhe 30 tetor, 2012 në Danilovgrad të Malit të Zi, në kuadër të programit IPA 2010, mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe implemetuar nga partneriteti në mes GIZ dhe Qendra Hollandeze për Bashkëpunim Juridik Nderkombetar, u mbajt takimi regjional me temë „Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: Forcimi i Rrjetit të Prokurorëve“.

Në këtë takim u identifikuan dhe diskutuan nevojat konkrete për ngriten kapaciteteve të prokurorëve dhe zyrtarëve të policisë, përmes ofrimit të trajnimeve në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe u dhanë propozime konkrete për të gjitha shtetet përfituese të këtij programi. Propozimet e temave për trajnime që u dhanë në këtë takim janë: Zhvillimi i hetimeve lidhur me në rastet e bashkëpunimit ndërkufitar në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet policisë, prokurorisë, dhe organeve tjera shtetërore dhe organizmave ndërkombëtarë, BE/KiE–Instrumentet ligjore, dhe institucionet që mirren me bashkëpunimin ndërkombëtar në çështjet penale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 
Si rezultat i këtij takimi është finalizuar edhe plani i veprimit lidhur me zbatimin e trajnimeve si në rrafshin vendor ashtu edhe në atë regjional. 

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin përfaqësues të institucioneve trajnimit dhe prokurorive, nga shtetet e Evropës Juglindore. Instituti Gjyqësor i Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga koordinatorja e programit, ndërsa Prokuroria e Kosovës u përfaqësua nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Share :