News and Activities - Archive

05-10-2012

Trajnim për bashkëpunëtorët profesional

Më 5 tetor 2012, IGJK në kuadër të trajnimeve për profesionistë tjerë në sistemin e gjyqësisë, ka realizuar ciklin e katërt me radhë nga moduli për bashkëpunëtorë profesional i cili ka përmbajtur institutet si: negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe dëshmitarët bashkëpunues.

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:

• Zbatojnë procedurat alternative të zgjidhjes së çështjeve penale;
• dentifikojnë dispozitat adekuate që kanë të bëjnë me marrëveshjen për pranimin e fajësisë;
• dallojnë dëshmitarët bashkëpunues në procedurën penale; dhe 
• kuptojnë natyrën dhe efektin e mbrojtjes së dëshmitarëve në procedurën penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional nga gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës. 

Share :