News and Activities - Archive

03-10-2012

Takim pune me trajnues për hartimin e moduleve

Më 3 tetor 2012, në mbështetje të USAID, Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL/Checchi), IGJK ka realizuar një takim pune me trajnuesit e IGJK-së të përzgjedhur për hartimin e një serie të moduleve të reja. 

Qëllimi i këtij takimi ishte që trajnuesit të njihen me detyrat konkrete për hartimin e moduleve dhe të përcaktojnë mënyrën dhe metodologjinë e hartimi të moduleve për të cilat janë caktuar.

Modulet të cilat do të hartohen nga ky grup i trajnuesve janë të llojit të veçantë dhe kanë një rëndësi të madhe si për zhvillimin e programeve trajnuese të IGJK-së, po ashtu edhe për ngritjen e kapaciteteve të gjyqtarëve, prokurorëve, kandidatëve për gjyqtarë e prokurorë si dhe profesionistëve tjerë në lëmin e gjyqësisë.
Lista përfshinë modulet si; Menaxhimi i rasteve, menaxhimi i gjykatës, shkrimi dhe arsyetimi ligjorë, teknologjia informative, komunikimi, simulimi i gjykimeve, etika gjyqësore dhe moduli për trajnimin e stafit administrativ të gjykatave.

Share :