News and Activities - Archive

13-09-2012

Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale (PTA)

Më 13 shtator 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e katërt  me  radhë  nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me temë:  “ Mbrojta e detyruar”

Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij të jenë në gjendje që të:

1. identifikojnë  rastet e mbrojtjes së detyruar;
2. zhvillojnë drejtë procedurën e caktimit të mbrojtësve;
3. njohin pasojat e mos caktimit të mbrojtësit tek rastet e mbrojtjes së detyruar; dhe  
4. të eliminojnë dilemat e mundshme sa i përket mbrojtjes së detyruar. 

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detaje baza ligjore e rasteve të mbrojtjes së detyruar dhe procedura e caktimit të mbrojtjes së detyruar.
Me rastin e trajtimit të kësaj materie u vunë në pah edhe angazhimi dhe caktimi i mbrojtësit në  procedurë penale për të mitur si dhe pasojat e mos caktimit të mbrojtësit tek rastet e mbrojtjes së detyruar.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga gjitha regjionet e Kosovës. 
 

Share :