News and Activities - Archive

09-07-2012

Tryezë e diskutimeve: Risit e Kodit Penal

Më 9 korrik  2012, IGJK ka organizuar një tryezë të diskutimeve ku u trajtuan risitë e Kodit Penal të Kosovës.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

•    njihen me ndryshimet e Kodit Penal të Kosovës,
•    identifikojnë veprat penale të reja të cilat janë përfshirë në Kodin e ri Penal,
•    dallojnë lartësinë e dënimeve të cilat janë përfshirë në Kodin e ri Penal;

Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan risitë që ka sjellë Kodi Penal i Kosovës. Gjatë diskutimeve u vu në pah fakti se Kodi i ri Penal ka 5 kapituj më shumë se sa kodi i mëparshëm penal si dhe ka 150 nene  më tepër, të cilat kanë sanksionuar një numër të veprave penale të cilat nuk kanë qenë pjesë e kodit të mëparshëm penal. 
Përfitues  të këtij  trajnimi ishin kryetarët e  gjykatave dhe  kryeprokurorët e prokurorive  nga të gjitha nivelet të të gjitha regjioneve të  Kosovës. 

Share :