News and Activities - Archive

11-08-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, tema: Kapitulli XXX, Veprat Penale Kundër Sigurisë së Trafikut Publik, dhe kapitulli XXXI, Veprat Penale Kundër Administrimit të Drejtësisë dhe Administratës

Moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, tema: Kapitulli XXX, Veprat Penale Kundër Sigurisë së Trafikut Publik, dhe kapitulli XXXI, Veprat Penale Kundër Administrimit të Drejtësisë dhe Administratës

Më 11 gusht 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e njëmbëdhjete, trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rrezikimi i trafikut publik, ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur, rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme, mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik, dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale, lajmërimi apo kallëzimi i rremë dhe deklarimet e rreme dhe falsifikimi i dokumenteve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

 

Share :