News and Activities - Archive

07-09-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– tema: Bashkëndërgjyqësia dhe pjesëmarrja e personave të tretë në gjykim

Më 07 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pjesëmarrja e personit të tretë në gjykim, bashkëndërgjyqësit unik, ndërhyrësi sui generis, ndërhyrja e organit të kujdestarisë, emërtimi i paraardhësit dhe njoftimi i personit të tretë për procedurën kontestimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :