PVAL
Tryezë Diskutimesh-civile
Adoptimi
Më 16 shkurt 2012, IGJK në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor, organizoi tryezën e diskutimeve me temë “Adoptimi”.
Qëllimi dhe fokusi i diskutimeve në këtë tryezë ishte trajtimi i institutit të adoptimit si njëri prej formave të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror, roli i organit të kujdestarisë në procedurën e adoptimit dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen për themelimin e adoptimit në pajtim me dispozitat ligjore.
Objektivat e kësaj tryeze ishin që gjyqtarët pas përfundimit të tij të jenë në gjendje që:
• Të zbatojnë në mënyrë profesionale dispozitat ligjore në fuqi dhe konventat ndërkombëtare që janë të zbatueshme në Republikën e Kosovës në procedurën e adoptimit të fëmijëve;
• Të dallojnë kushtet për themelimin e adoptimit dhe mënyrat e shuarjes së adoptimit;
• Të kuptojnë përbërjen e kërkesës për themelimin e adoptimit;
• Të përpilojnë vendime cilësore pas përfundimit të procedurës mbi themelimin e adoptimit;
• Të dallojnë më drejt rëndësinë e interesit të fëmiut në procedurën e adoptimit, rolin e organit të kujdestarisë;
• Të aplikojnë format e bashkëpunimit më efikas me Qendrat për Punë Sociale;
• Të avancojnë njohuritë lidhur me procedurën e adoptimit me element ndërkombëtar.
Gjatë kësaj tryezës vëmendje e veçantë iu kushtua rasteve kur vendoset për fëmijët e braktisur, si kategori më e ndjeshme pa kujdes prindëror dhe u analizuan raste nga praktika gjyqësore duke këmbyer përvoja nga gjykatat e regjioneve të ndryshme.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë të gjykatave komunale dhe atyre të qarkut nga të gjitha regjionet e Kosovës.
16-02-2012