News and Activities - Archive

29-09-2022

Nën moduli –E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta– tema: Pengu, hipoteka, barra sendore, dhe e drejta e ndërtimit

Më 29 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e shtatë, trajnues nga nën moduli “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Akademia në bashkëpunim me projektin Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimore (WBROLI) financohet nga Fondi për Konflikt, Stabilitet dhe Siguri në Mbretërinë e Bashkuar (CSSF) Inplementuar nga Chemonics International, gjatë këtij sesioni morën pjesë

z. Nicholas Blake, ish zëvendës Gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor në Mbretërinë e Bashkuar dhe znj. Claire Lindley, ish Kryeprokurore e Mbretërisë në Londër. Ata trajtuan rolin dhe rendësin e bashkëpunimit të te gjitha hallkave të sistemit, promovimin dhe dhënia e prioriteteve në bazë të strategjive të caktuar.

Sesioni i dytë vazhdoi me trajtimin e nën temave: llojet e të drejtës së pengut, të drejtat e pengut ligjor, kontrata e pengut, e drejta e pengut ndaj palëve të treta, regjistrimi i të drejtës së pengut pa posedim, ekzekutimi i të drejtës së pengut, krijimi hipotekës, kontrata e hipotekës, efektet e hipotekës, raporti ndaj personave të tretë dhe ekzekutimi jashtëgjyqësor i një hipoteke afariste.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :