PVAL- penale
Tryezë e diskutimeve: Fillimi dhe kohëzgjatja e hetimit
Më 3 prill 2012, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar sesionin e lartpërmendur trajnues nga lëmia penale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi i çështjeve që kanë të bëjnë me kallëzimin penal, hedhjen e kallëzimit penal, aktvendimin për fillimin e hetimeve, zgjerimi i hetimeve, vazhdimi i hetimeve, pezullimi i hetimeve si dhe pushimin e hetimeve.
Në fokus të këtij trajnimi ishte rifreskimi dhe ngritja e njohurive lidhur me udhëheqjen efikase të procedurës së hetimeve, si dhe autorizimet ligjore të prokurorit dhe përgjegjësitë e tij në mbikëqyrjen e veprimeve të policisë në procedurën e mbledhjes së informacioneve, të mbledhjes së provave, gjithnjë duke pasur kujdes që provat e mbledhura të sigurohen duke respektuar procedurën ligjore me përpikëri.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës.
03-04-2012