PVAL- penale
Tryezë diskutimesh: Vlefshmëria e procedurës penale lidhur me personat-Imuniteti penalo-procedural
Më 11 prill 2012, IGJK ka realizuar një tryezë diskutimesh mbi vlefshmërinë e procedurës penale lidhur me personat te cilët gëzojnë imunitet me një vështrim të veçantë për imunitetin e gjykatëseve/prokurorëve.
Qëllimi i organizimit të tryezës së tillë fokusohej në dhënien e informacioneve të rëndësishme lidhur me rregullimin dhe zgjidhjet kushtetuese dhe ligjore të imunitetit të bartësve të funksioneve të judikaturës në Kosovë.
Objektivat kryesore të kësaj tryeze ishin që përfituesit a sajë të janë në gjendje që të:
• Kuptojnë rëndësinë dhe llojet e Imunitetit penalo-procedural;
• Njohin dispozitat ligjore dhe procedurën e zbatimit të tyre në praktikë;
• Analizojnë efektet e zbatimit në praktikë të dispozitave të tilla me një vështrim të veçantë imunitetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve;
• Njihen me rregullimin dhe zgjidhjet për imunitetin e gjyqtarëve në legjislacionin e rajonit dhe legjislacionin ndërkombëtarë.
Tryeza u përshkua edhe me trajtimin e rasteve praktike që kanë të bëjnë me çështjen e imunitetit të gjyqtarëve, nëpërmes vendimeve të marruar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës si dhe u trajtuan temat që kanë të bëjnë me imunitetin e gjyqtarëve si garancion i pavarësisë se pushtetit gjyqësor dhe u shqyrtuan raste praktike në Kosovë të (mos) respektimit të imunitetit të gjyqtarëve.
Po ashtu, u trajtuan zgjidhjet për imunitetin e gjyqtarëve në legjislacionin e rajonit dhe atë ndërkombëtarë dhe krahasimin me standardet e krijuara ndërkombëtare për këtë çështje e veçanërisht efektet e zbatimit në praktikë të dispozitave për imunitetin e gjyqtarëve.
Përfitues ishin gjyqtarë të nivelit të Qarkut, Komunal dhe gjykatave Kundërvajtëse nga të gjitha regjionet e Kosovës.
11-04-2012