PVAL- civile
Tryezë pune: Kontratat – Kushtet për lidhjen e kontratave, efektet dhe mjetet për sigurimin e ekzekutimit të kontratës
Më 13 prill 2012, IGJK, ka realizuar një tryezë pune nga lëmia civile me temën e lartpërmendur.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte që gjyqtarët e të gjitha niveleve të avancojnë njohuritë e tyre për çështjen e kontratave me theks të posaçëm për anulimin e kontratave, pasi që numri i kontesteve që lindin nga kontratat dhe marrëdhëniet kontraktuese-është në rritje e sipër.
Gjatë kësaj tryeze u analizuan çështjet që kanë të bëjnë me interpretimin, përmbushjen dhe konvalidimin e kontratave sipas dispozitës së nenit 73 të LMD-ës. Gjatë diskutimeve nga pjesëmarrësit u iniciuan disa çështje praktike të cilat kërkuan trajtim të veçantë për zgjidhjen e tyre nga trajnuesit, u shqyrtuan disa vendime gjyqësore, si dhe u shkëmbyen përvoja nga praktika me synim të unifikimit të praktikës gjyqësore.
Përfitues ishin gjyqtarë të Dhomës së Veçantë, Gjykatës Ekonomike dhe Gjykatave Komunale nga të gjitha regjionet.
13-04-2012