Më 09 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fillimi i procedimit administrativ, fillimi i procedimit nga organi i administratës publike, subjektet e procedurës, zotësia dhe përfaqësimi ligjorë është paraparë me (nenin 15), përfaqësuesi i autorizuar është paraparë me (nenin 17), përfaqësuesi i Përbashkët është paraparë me (neni 18), zotësia për të qenë Përfaqësues është parashikuar me (nenin 19), kryerja e veprimeve procedurale është paraparë me (nenin 20) dhe dorëzimi i kërkesave.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.
09-12-2022