News and Activities - Archive

20-12-2022

Nën moduli: Procedura sipas mjeteve juridike, sesioni i tretë: Mjetet e jashtëzakonshme juridike

Më 20 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura sipas mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e mjeteve të jashtëzakonshme juridike, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe shtojca ligjore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :