News and Activities - Archive

21-12-2022

Nën moduli –E drejta administrative– sesioni i dhjetë: Aktgjykimi dhe mjetet juridike në konfliktin administrativ

Më 21 dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nxjerrja e aktgjykimit, Mjetet juridike në konfliktet administrative, ankesa në procedurën administrative gjyqësore, forma dhe përmbajtja e ankesës, mjetet e jashtëzakonshme juridike, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë dhe rishikimi dhe forma dhe përmbajtja e kërkesës për rishikim.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :