News and Activities - Archive

27-12-2022

Nën moduli – E drejta e detyrimeve – sesionin e nëntë: Kontrata me fajde, dëmtimi përtej mase, kamata

Më 27dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i kontratës me fajde, dëmtimi  përtej mase dhe kamatat.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :