News and Activities - Archive

12-04-2012

PTA Civile Trajnimi për zyrtarët përmbarues-Procedura e ekzekutimit

 

PTA Civile

Trajnimi për zyrtarët përmbarues-Procedura e ekzekutimit

Më 12 prill 2012, IGJK në bashkëpunim me USAID/SEAD - Sistemi i Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve në Kosovë, në kuadër të programit të trajnimit për profesionistët tjerë në sistemin gjyqësor, ka realizuar një sesion trajnues për grupin e zyrtarëve  përmbarues nga regjioni i Prizrenit dhe Pejës me temë: Procedura e ekzekutimit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që zyrtarëve përmbarues t’u ofrohen njohuri më të detajuara për procedurën e ekzekutimit me theks të veçantë lidhur me ekzekutimin  e vendimeve të cilat kanë për bazë dokumentin përmbarimor, dokumentin autentik dhe ekzekutimi i vendimeve në paluajtshmëri.

Objektivë kryesore ishte që zyrtarët përmbarues pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
•  njohin ndryshimet dhe risitë në draft Ligjin për Procedurën e përmbarimit sa i përket përmbarimit të vendimeve në bazë të dokumentit autentik;
•  dallojnë përshtatshmërinë e dokumentit përmbarimor; dhe 
•  njohin karakteristikat e sistemit të përmbarimit privat.

Çështjet të cilat u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin: përmbarueshmëria e vendimit dhe plotfuqishmëria, përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor, përmbarimi në paluajtshmëri duke përfshirë caktimin e vlerës, shitja dhe seancat publike për shitje, pagimi i kreditorëve dhe pengu në pasurinë e paluajtshme. Përfitues ishin zyrtarët përmbarues në gjykatat komunale nga regjioni i Prizrenit dhe Pejës.

 

Share :