Më 28 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Aktakuza dhe shqyrtimi fillestar”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur hartimin e aktakuzës.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor .
28-02-2023