News and Activities - Archive

28-04-2023

Nën moduli - Etika Profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, sesioni: Procedura disiplinore për gjyqtar

Më 28 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik,  nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kush mund të paraqes ankesë disiplinore kundër një gjyqtari, Cilat janë veprimet që duhet t’i ndërmerr autoriteti kompetent, Veprimet e kryetarit pas shqyrtimit fillestar, Shqyrtimi i kërkesës për fillimin e hetimit dhe themelimi i panelit hetimor dhe Pranimi dhe regjistrimi i kërkesës për fillimin e hetimeve në Këshill.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Share :