News and Activities - Archive

12-06-2023

Drejtori Ekzekutiv priti në takim ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Zyra e arsimimit ligjor (OLE)

Më 12 qershor 2023, Drejtori Ekzekutiv i AD-së z. Enver Fejzullahu priti në takim tre (3) ekspertët e Zyrës së arsimimit ligjor (OLE) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Kimberly Klein, znj. Beard Lynn dhe znj. Stani Day.

Qëllimi i vizitës së ekspertëve nga zyra OLE është zhvillimi i Trajnimit të Trajnuesve për certifikimin e trajnuesve brenda AD-së.

Gjatë takimit Drejtori Ekzekutiv i AD-së shprehi falënderim dhe mirënjohje për tërë mbështetjen që AD ka nga Ambasada Amerikane dhe programi i OPDAT në zhvillimin e Trajnimeve për Trajnues dhe aktivitetet tjera, dhe njëherit shprehi gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përveç hapësirave të AD-së, ekspertët patën rastin të njoftohen edhe me disa prej trajnuesve të AD-së, të cilët do shërbejnë si facilitator gjatë Trajnimit 3 ditor i cili do zhvillohet nga dt. 13-15 qershor 2023, në bashkëpunim me programin e OPDAT.

Share :