News and Activities - Archive

19-07-2023

Nën moduli – E drejta familjare, sesioni i gjashtë - Dhuna në familje

Më 19 korrik 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta familjare” me trajnues  z. Valon Totaj Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar nën temat: përkufizimi i dhunës në familje, masat mbrojtëse kundër dhunës në familje dhe mbrojtja gjyqësore kundër dhunës në familje

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me anë të ushtrimeve ku në kuadër të kësaj teme është duke u realizuar një aktgjykim.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Share :