News and Activities - Archive

11-10-2023

Nën moduli –“Prokurori i shtetit, mbrojtësi dhe i dëmtuari” sesioni i tretë- I dëmtuari në procedurën penale

Më 11 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke u  realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Prokurori i shtetit, mbrojtësi  dhe i dëmtuari” me trajnues znj. Laura Pula, prokurore në Zyre të Prokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i pozitës së të dëmtuarit në procedurën penale, të drejtat e të dëmtuarëve sipas Kodit të Procedurës Penale, e drejta për tu informuar, e drejta për të vepruar gjatë procedurës penale, e drejta në kompensim të dëmit, e drejta për respekt dhe dinjitet, e drejta për të qenë i barabartë, detyrimet e gjykatës në raport më të dëmtuarin, detyrimet e të dëmtuarve – vështrim i përgjithshëm, detyrimet që të lajmëroj ndryshimin eventual të adresës së vendbanimit apo vendqëndrimit dhe detyrimi për ti paguar shpenzimet e procedurës penale.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku prej tyre një i komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Share :