News and Activities - Archive

27-04-2018

Etika Gjyqësore

Më 27 prill 2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë - JSSP, ka realizuar trajnimin për gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë me temë “Etika Gjyqësore”.

Qëllimi i trajnimi ishte mbështetja e vazhdueshme e gjyqtarëve në fushën e etikës profesionale, përmes diskutimeve dhe prezantimit të rasteve praktike për Kodin e Etikës Profesionale për Gjyqtar.

Trajnimi ishte fokusuar në punë me raste hipotetike, përmes te cilave janë identifikuar sjelljet e pahijshme dhe njëkohësisht duke zbërthyer dispozitat e Kodit të Etikës për Gjyqtar veçanërisht të komunikimet me palët në procedurë, përdorimi i mediave sociale, marrja e dhuratave, të cilat mund të krijojnë perceptimin e publikut se ekziston korrupsioni në sistemin gjyqësor.

Gjatë trajnimit u theksua se gjyqtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të matur në mënyrë që të veprojnë me integritet si në jetën e tyre private ashtu  edhe në jetën profesionale. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin 29 gjyqtarë, nga  Gjykata Themelore në Mitrovicë, si dhe nga Dega në Vushtrri.

Share :