News and Activities - Archive

28-01-2019

Personat juridik si kryes të kundërvajtjes

28 Janar 2019, Akademia e Drejtësisë është duke realizuar trajnimin me  temë “Personat juridik si kryes të kundërvajtjes”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet: Baza ligjore për mënyrën e zhvillimit të procedurë kundërvajtëse ndaj subjekteve afariste si persona juridik; Kur konsiderohen përgjegjës subjektet afariste si persona juridik, përgjegjësia e personit përgjegjës të personit juridik, dhe rastet kur personi përgjegjës i personit juridik nuk mbanë përgjegjësi; Kush konsiderohet person përgjegjës në personin juridik; Zhvillimi i procedurës ligjore ndaj subjekteve afariste si biznese individuale.

Përfitues të  këtij trajnim janë: Gjyqtarët e divizioneve për kundërvajtje në Gjykatat e shkallës së parë.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

 

Share :