Më 23 mars 2011IGJK organizoi një tryezë diskutimesh në nivel të ekspertëve me temë “Ligji për Procedurën Kontestimore”.
Gjatë punës së kësaj tryeze u shtjelluançështjet që kanë të bëjnë me dispozitat ligjore të LPK-së lidhur me:
Përgjigjen në padi-paqartësitë dhe mundësitë e plotësimit dhe ndryshimit të LPK-së, propozimet për ndryshimet eventuale të dispozitave ligjore lidhur me sigurimin e kërkesëpadisë dhe procedura në shkallë të dytë sipas ankesës si dhe aplikimi i parimit të gjykimit të drejtë.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte thellimi i njohurive lidhur me dispozitat ligjore të LPK-së që kanë të bëjnë me padinë dhe procedurën në shkallë të dytë sipas ankesës.
Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje të:
· Shpjegojnë paqartësitë e dispozitave të LPK-së lidhur me përgjigjen në padi dhe nevojën e plotësimit dhe ndryshimit të tyre.
· Zbatojnë drejt dispozitat e nenit296, 394 dhe 397 të LPK-së.
· Dallojnë qartë kompetencën e gjykatës së shkallës së dytë për sigurimin e kërkesëpadisë.
· Listojnë shkaqet për të cilat mund të goditet aktgjykimi.
· Zbatojnë drejt procedurën që zhvillohet sipas ankesës.
Dallojnë se cilat vendime mund t’i merr gjykata e shkallës së dytë për ankesën.
Përfitues të kësaj tryeze ishin edhe gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës, veçmas gjyqtarët e rinj të porsaemëruar.
23-03-2011