Më 7 dhe 8 prill 2011 në Zagreb të Republikës së Kroacisë është zhvilluar konferenca ndërkombëtare me temë Gjyqtari/Prokurori Vendor dhe Evropian - Roli i Qendrave për Trajnim Profesional”.
Në sesionin e parë të kësaj konference u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëpunim Multilateral në aspektin regjional në fushën e trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këtë marrveshje e nënshkruan përfaqësues të institucioneve të trajnimit nga: Polonia, Hungaria, Sllovenia, Bosna e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovakia, Këtë marrveshje për Institutin Gjyqësor të Kosovës e nënshkroi Drejtori i Institutit z.Lavdim Krasniqi i cili mori pjesë në këtë konferecë.
Programi i konferencës kishte për diskutim temat, si: Mësimi për të Drejtën e BE-së, Mësimi në Distancë (e-learning) dhe Trajnimi i Trajnuesve për të drejtën e BE-së. Gjatë konferencës u shkëmbyen përvoja të ndryshme në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme dhe trajnimit fillestar si dhe u diskutua për praktikat e aplikimit për fonde të BE-së dhe aspektet e punës me programet e binjakëzimit.
Pjesmarrës në këtë konference ishin përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të trajnimit pët gjyqtarë dhe prokurorë nga: Sllovenia, Polonia, Hungaria, Bosna e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Sllovakia, Spanja, Franca dhe Bullgaria.
08-04-2011