Më 6 Qershor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe efektet juridike të tyre”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Roli i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të saj; Natyra juridike e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe efektet e tyre; Llojet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; Përmbarimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
06-06-2019