Më 06 maj2011, IGJK në bashkëpunim me Programin për Sistemin e Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve (SEAD) në Kosovë i Misionit të USAID-it,organizoi tryezën e punës me temë “Ligji për Ndërmjëtësim”.
Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte që të ofrojë kuptimin rrënjësor të parimeve dhe rregullave të cilat qeverisin ndërmjetësimin në Kosovë, të cilat rrjedhin nga legjislacioni në fuqi.
Kjo tryezë u përqendrua në rëndësinë e Ligjit për Ndërmjetësimin si një nga instrumentet kyçe ligjore që rregullon aktivitetet e ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës. Me këtë rast gjerësisht u trajtua raporti në mes të ndërmjetësimit dhe mekanizmave tjerë për zgjidhje alternative të kontesteve, dispozitave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për ndërmjetësim, pasojave ligjore nga detyrimi për ndërmjetësim, marrëveshja për ndërmjetësim dhe efektet ligjore të saj si dhe roli dhe përgjegjësia e ndërmjetësuesve. Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës.
06-05-2011