News and Activities - Archive

04-07-2019

Zhvillimet kryesore në administratën e sistemit prokurorial

Më 4-5 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), është duke realizuar trajnimin me temë “Zhvillimet kryesore në administratën e sistemit prokurorial”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Zhvillimet kryesore lidhur me zbatimin e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarët Publik; Ligji për Pagat – mundësitë për kategorizim të administratës së prokurorisë, si dhe reformat dhe zhvillimet në administratën e Prokurorisë së Shtetit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Administratorët e Prokurorive të degëve dhe regjioneve të ndryshme të Kosovës.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Share :