News and Activities - Archive

11-05-2011

A7-Penale E drejta Evropiane ne praktike: Hyrje dhe Përqendrim ne te drejtën penale IGJK - Twinning

 

Nga 10 deri më 13 maj 2011, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit (EU-LER), ka realizuar një kurs trajnimi katër ditor nga lëmia penale me temën e përmendur më lartë.

 Qëllimi i këtij trajnimi ishte diskutimi lidhur mefunksionimin eBashkimit Evropian, , duke filluar nga, analizimi i akteve të BE-së siç janë rregulloret, direktivat  dhe vendimet të cilat janë të  obligueshme ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policore të shteteve anëtare të cilat synojnë t’u ofrojnë qytetarëve evropian liri, siguri dhe drejtësi, duke parandaluar dhe luftuar bashkërisht krimin, racizmin dhe ksenofobinë.

Objektivë e këtij trajnimi ishte identifikimi i katër lirive themelore të Bashkimit Evropian, interpretimi i akteve juridike në bazë të të cilave funksionon Bashkimi Evropian si dhe përbërja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Theks të veçantë iu kushtua analizimit të  çështjeve që kanë të bëjnë me burimet e së drejtës evropiane, me epërsinë e saj mbi të drejtën kombëtare si dhe  ndikimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë  kur është paraqitur ndonjë kërkesë nga shtetet anëtare. Gjatë këtij trajnimi u diskutua edhe lidhur me bashkëpunimin gjyqësor i cili ka të bëjë me lehtësimin dhe përshpejtimin e zbatimit të vendimeve penale, lehtësimin e ekstradimit ndërmjet shteteve anëtare, vendosjen e normave penale uniforme në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikut të drogës.

Përfitues të këtij trajnim ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Share :