News and Activities - Archive

22-07-2019

Kodi i Procedurës Penale-Ekspertiza dhe analiza

Më datë 22 dhe 23 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Ekspertiza dhe analiza”.

Temat që do të trajtohen janë:  Ekspertimi si veprim procedural në procedurë penale, Ekspertimi në procedurë penale, Ekspertimin në përgjithësi, Kuptimi i ekspertimit, Nevoja e caktimit të ekspertimit, Objekti i ekspertimit, Vështrim historiko komparativ i ekspertimit në procedurë penale, Organizimi i ekspertimit në procedurë penale, Caktimi i ekspertimit në procedurë penale, Fillimi i ekspertimit, Emërimi i ekspertit dhe kompetencat e tij, Numri i ekspertëve, Vendi dhe koha e ndërmarrjes së ekspertimit, Përfundimi i ekspertimit, Ekspertimi nëpër stade të ndryshme të procedurës penale, Ekspertimi në procedurë parapenale,  etj.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Share :