News and Activities - Archive

31-07-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII)

Në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), gjatë muajit korrik  janë realizuar 16 sesione trajnuese,  2 sesione trajnuese janë realizuar nga moduli: “Rendi Juridik Kombëtar dhe Ndërkombëtarë”, 14 sesione janë realizuar nga moduli: “E drejta civile, administrative dhe ekonomike”.

Nga nën moduli: Organizimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial janë realizuar dy (2) sesione trajnuese ku u trajtuan: Këshilli i Evropës, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Neni 4 i Protokollit 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe Neni 5 par.1 i KEDNJ - Prezumimi në favor të lirisë.

Në kuadër të nën modulit: “E drejta e pronësisë dhe të drejtat tjera të përafërta  – pjesa e dytë janë realizuar dy (2) sesione trajnuese përmes të cilëve gjyqëtarët patën rastin të përfitojnë njohuri të reja  nga:  humbja drejtës së pronësisë, dhe e  drejta e ndërtimit (Superficies).

Gjatë realizimit të nën modulit: “Procedura Jo kontestimore” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese, ku u shtjelluan: Dispozitat e përgjithshme të Ligjit të procedurës jokontestimore, shpallja e zhdukjes së një personi, shpallja e vdekjes së një personi dhe procedura e të provuarit të vdekjes, caktimi i lartësisë së kompensimit për paluajtshmërinë e eksproprijuar, rregullimi i megjës (sinorëve) dhe ndarja fizike.

Gjithashtu në përmbushje të trajnimit teorik, në këtë periudhë janë realizuar edhe tre (3) sesione trajnuese nga nën-moduli: “ E drejta e punës” ku gjyqtarët patën rastin të njoftohen me gjerësisht me temat: Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit të Punës, Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit për Shërbyesit Civil, Mbrojtja në punë dhe kompensimi i dëmit i shkaktuar në punë.

Në kuadër të nën modulit: “Marrja dhe administrimi i provave në procedurën civile” janë realizuar tre (3) sesione trajnuese përmes një metodologji të kombinuar duke përfshirë ligjërime teorike dhe diskutime interative rreth objektivave  mbi: Mjetet provuese dhe objekti i të provuarit, marrja e provës, sigurimi i provës, mjete provuese dhe këqyrja në vend.

Ndërsa komponenta e trajnimit praktik, për këtë periudhë është realizuar përmes vijimit të praktikës nga ana e gjyqtarëve të sapoemëruar në gjykatat përkatëse konform orarit të përcaktuar me program.  Trajnimin fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar janë duke e ndjekur (39) gjyqtarë të sapo emëruar, shtatë (7) prej të cilëve janë të komunitetit serb.

Po ashtu, në drejtim të përmbushjes së programit praktik trajnues, gjyqtarët e sapo emëruar kanë vijuar trajnim edhe në institucionin Policor të Kosovës.

Share :