Tema “Bashkëpunimi Regjional në të Drejtën Penale-Ngritja e kapaciteteve për luftimin e krimeve kibernetike”
Më 11 dhe 12 maj 2011, me mbeshtetje të Programit Regjional IPA 2010, projektit për Bashkëpunimin Regjional në të Drejtën Penale, financuar nga Komisioni Evropian dhe implementuar nga Këshilli i Evropës, në Ohër të Republikës së Maqedonisë, është organizuar punëtoria regjionale dy ditore, që kishte për qëllim “Ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër krimeve kibernetike.
Nikoqir i kësaj punëtorie ishte Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik e Republikës së Maqedonisë.
Në këtë punëtori morrën pjesë delegacione nga: Shqipëria, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovinë, Serbia dhe Maqedonia. Në kuadër të secilit delegacion ishin nga dy përfaqësues të institucioneve trajnuese si dhe nga një anëtarë (prokuror ose gjyqtar).
Në fillim të punëtorisë, Ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë u uroj pjesëmarrësve mirëseardhje dhe punë të mbarë.
Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte inkorporimi i trajnimeve lidhur me “krimet kibernetike dhe provat elektronike” në kurrikulat e institucioneve trajnuese për gjyqtarë dhe prokurorë.
Objektivat e kësajë puntorie ishin:
Kjo punëtori regjionale kishte për qëllim fillimin e këtij procesi, për realizimin e objektivave të parashikuara me këtë projekt.
Pjesmarrësit e kësaj punëtorie diskutuan dhe arritën marrëveshje lidhur me strukturën e moduleve për trajnime bazike dhe të avancuara, të cilat do të hartohen sipas këtij projekti, dhe për këtë qëllim u formua grupi punues për finalizimin e këtyre moduleve. Gjithashtu u definuan hapat që duhet të ndërrmerren për të inkorporuar këto module në kurrikulat trajnuese të institucioneve trajnuese të secilit vend pjesmarrës në këtë punëtori.
Në këtë puntori, Instituti Gjyqësor i Kosovës u përfaqësua nga Koordinatori i Programit dhe Udhëheqësi i Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor.
11-05-2011