News and Activities - Archive

11-03-2010

Seminar-KEDNJ ( neni 10 dhe 11)

 

Lidhur me temën e lartpërmendur, më 11 mars 2010, IGJK ka realizuar një seminar të veçantë. Në këtë seminar u diskutua lidhur me të drejtat e qytetarëve në tubime publike sipas sistemeve demokratike (neni 11 i KEDNJ), praktika gjyqësore në Kosovë sipas Kushtetutës së Republikës dhe Kodit Penal të Kosovës, si dhe praktika e gjykatave për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.

Gjatë këtij seminari iu kushtua një diskutim edhe lirisë së shprehjes (neni 10 i KEDNJ), (motivet për ndërhyrje, kushtet formale dhe kriteret për ndërhyrje). Gjithashtu u prezantuan raste të ndryshme të shqyrtuara nga Gjykata e Strasburgut lidhur me nenin 10 dhe 11 të KEDNJ-së.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës 

 

Share :